Pasanikët e SHBA nisin jetën e re brenda bunkerëve, frikë nga Covid-19 (Foto)

14 prill 2020 | 09:55

Edhe pse për shkak të pandemisë së Covid-19 shumë prej bizneseve po kalojnë një periudhë të vështirë ekonomike, për disa biznese ditët e izolimit janë shumë fitimprurëse.

Ndërmarrja kaliforniane “Vivos Group”, e specializuar në ndërtimin e bunkerëve gjatë periudhës së pandemisë, ka shitur në masë fortesa të vogla nëntokësore ose siç njihen ndryshe me emrin bunkerë.

Amerika është kthyer në vatrën e shpërthimit të koronaviruist, dhe qytetarët kanë vendosur që të largohen sa më shumë zonave të prekura duke arritur deri aty sa të blejnë edhe bunkerë. Pasi sipas tyre është strehim i sigurtë.

Themeluesi dhe CEO i “Vivos Group”, Robert Vicino është shprehur se helikopterët e kompanisë së tij po marrin klientë nga kudo dhe po i strehojnë në bunkerë.

“Helikopterët tanë janë në gatishmëri për të sjellë klientët tanë në bunkerë. Të gjithë klientët tanë e dinë që diçka e keqe mund të ndodhë. Çfarë do të bëjnë të gjithë kur të mbarojnë ushqimin dhe paratë? Në atë pikë do të jetë tepër vonë për të ndërhyrë”.- thotëVicino.

Kompania e tij, shet bunkerë edhe në Indiana dhe aktualisht po planifikon që të ndërtojë bunkerë të rinj në Azi dhe Marbella, Spanjë. Ai tha se shitjet janë rritur me 400% këtë vit dhe mesa duket nuk e ka ndjerë aspak krizën e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania dje, sipas të dhënave që ka publikuar sot, ka…