Pas koronavirusit, tornadot shkaktojnë 31 viktima në SHBA (Foto)

14 prill 2020 | 10:32

Shtetet e Bashkuara po kalojnë një fazë emergjence të paprecedentë në historinë e saj.

Jo vetëm vendi po përballon pandeminë koronavirusit, ku tashmë po i afrohet 600 mijë të prekurve, me pjesën më të madhe të popullsisë në karantinë, por ditën e dielë dhe të hënë është përballur edhe me një seri tornadosh vërtet tronditëse, që kanë shkatërruar çfarë të gjenin në rrugën e tyre.

Tornadot kanë goditur pikërisht gjatë Pashkëve, veçanërisht pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, nga Teksasi deri në Florida, duke u përqendruar në Luizianë, ku regjistrohen të paktën 31 të vdekur.

Të paktën 100 mijë persona gjenden pa ujë dhe elektricitet, rreth 300 shtëpi janë shkatërruar plotësisht. “Po shndërrohet në normalitet”, thonë të shqetësuara forcat e emergjencave civile.

Ditët e Pashkëve kanë shënuar në fakt eventin e tretë radhazi të tornadove në pak muaj, ku më parë ishin përqendruar në Arkansas dhe Tennessee.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e pandemisë së virusit “Korona” çmimet e karburanteve…