Sot, në Kosovë, 0.88 euro centë nafta dhe 0.86 benzina

14 prill 2020 | 10:30

Si pasojë e pandemisë së virusit “Korona” çmimet e karburanteve kanë rënë në nivelin më të ulët në 20 vjetët e fundit. Kjo gjë po mirëpritet nga qytetarët, në veçanti nga bujqit. Por tregtarët e arit të zi thonë se kjo nuk do të zgjasë shumë. Qytetarët e Kosovës po e blejnë më së liri naftën në regjion. Veçse zbritja e deritanishme do t’i lërë sërish vend çmimit të vjetër. “Sot 88 cent dizeli dhe 86 benzina”, tha Fadil Berjani.

Për përdoruesit e automjeteve ulja e çmimeve të arit të zi është e mirëseardhur, e sidomos për ata që merren me bujqësi. Pandemia globale është shkaktari kryesor i uljes së çmimeve. Derisa çmimet e derivateve kanë rënë, në pompa të benzinës ka rënë edhe numri i punëtorëve. I pari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se sektori i naftës ka pësuar rënie totale, derisa ka kërkuar nga Ministria e Financave t’i ndihmojë këto biznese që ta kalojnë këtë krizë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku,…