Propozohet formati i ri i Ligës së Kampionëve

14 prill 2020 | 10:35

Edhe pse pasiguria se kur do të rikthehet futbolli mbetet, UEFA dhe Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) ende synojnë që ligat kryesore të kthehen në veprim përgjatë korrikut.

Ndërkohë, garat evropiane (Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës) planifikohen të luhen në gusht, sipas raportit nga Cadena SER.

Kalendari kontinental do të përshtatej në mënyrë të përkryer në muajin e verës pasi çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finale e të dyja garave mund të luheshin të gjitha brenda dy javësh. Ideja, siç u diskutua më parë, do të ishte që çdo raund të vendoset vetëm për një ndeshje të vetme në një vend neutral dhe pas dyerve të mbyllura. Jo të gjithë pajtohen me këtë plan.

UEFA dhe ECA dëshirojnë që ligat vendore të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, megjithëse pranojnë që kjo do të ishte edhe pa tifozët e pranishëm në stadium dhe ata do të duhet të ndjekin rekomandimet shëndetësore të secilit vend në mënyrë që të mbrojnë publikun, futbollistët dhe të gjithë akterët e lidhur me të. Në Gjermani, Bundesliga ka planifikuar tashmë për një rikthim në muajin maj.

Stacioni spanjoll SER tregon se sezoni 2020/21 mund të fillojë pa shumë probleme në shtator. Lojtarët do të arrinin të shijojnë 21 ditë pushime dhe rikuperim, duke shtuar pushimin e detyruar për shkak të ndeshjeve të ngjeshura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump thotë se pasi të kalojë COVID-19 dhe…