Britania dhe Kina nisin testimin e vaksinave në njerëz kundër “Koronës”

14 prill 2020 | 11:50

Grupet farmaceutike në Kinë dhe Britani kanë bërë hapa jetikë drejt zhvillimit të vaksinave dhe trajtimeve për virusin “Korona”.

Përderisa Kina e miratoi testimin e hershëm të dy vaksinave eksperimentale, kompania britanike “AstraZeneca” i konfirmoi planet për fillimin e testimit global të njërës prej ilaçeve të saj që mund të jetë trajtim i mundshëm kundër virusit “Korona”.

Vaksinat eksperimentale të Kinës janë duke u zhvilluar nga kompania “Sinovac Botech” dhe nga Instituti i Vuhanit për Prodhime Biologjike, shkruan “Independent”, transmeton Express.

Në mars autoritetet ia kanë dhënë dritën e gjelbër edhe një testi tjetër klinik një vaksine të mundshme, të zhvilluar nga Akademia Ushtarake e Shkencave Mjekësore.

Më parë, edhe kompania amerikane “Moderna” ka njoftuar se e ka filluar testimin në njerëz të vaksinës së saj në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara.

Në Britani kompania “AstaZeneca” tha se është do ta testojë substancën “Calquence”, e cila tash për tash përdoret për trajtimin e disa llojeve të leukemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar ndërtimin e dy…