Një pjesë e Pakos Fiskale Emergjente do të mbështetet nga financimet e jashtme

14 prill 2020 | 11:58

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në një konferencë për media mbajtur pak minuta më parë, ka thënë se duhet të kujdesemi që dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia COVID-19 të jetë sa më i vogël. Teksa ka prezantuar Pakon Fiskale Emergjente të krijuar nga qeveria, ai ka shtuar se një pjesë e kësaj pakoje do të mbështetet me financimet e jashtme.

“Kur flasim për pakon dhe vlerën e saj prej 179.6 milionë eurosh, duhet të shikohet edhe pjesa tjetër që reflektohet me rënie të të hyrave buxhetore. Parashikimet që po bëhen për ndikimin në ekonomi variojnë me një marzhë gabimi me qindra përqindje, për arsye se askush nuk e di sa do të zgjatë kriza dhe rrjedhimisht nuk ka logjikë të miratohet pako afatgjatë kur nuk e dimë sa do të jetë dëmi ekonomik. Ne duhet të përkujdesemi që dëmi ekonomik të jetë më i vogël si për këtë gjeneratë apo gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 40 minuta vonesë ka nisur seanca e Kuvendit të…