Mbi 4 mijë të vdekur nga koronavirusi në Belgjikë

14 prill 2020 | 14:55

Belgjika ka raportuar për 262 vdekje të reja nga koronavirusi i ri, duke e rritur numrin e viktimave në këtë vend në 4 157.

Belgjika radhitet vendi i pestë në Evropë për nga numri i viktimave, raporton “BBC”.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, numri i vdekjeve në Belgjikë është pas Italisë, Spanjës, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Transmetuesi televiziv kombëtar “RTBF” ka raportuar se masa e izolimit të vendit ka të ngjarë të zgjatet deri më 3 maj.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mbajë një takim të mërkurën, për të diskutuar se kur do ta përfundojë atë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 530 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 31,119.

Nga këto, 20.094 janë klasifikuar si raste “aktive” dhe 1,223 persona aktualisht janë në kujdesin intensiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 475 numri i të prekurve në Shqipëri…