Në Singapor mbajtja e maskës e detyrueshme

14 prill 2020 | 16:17

Në Singapor është e detyrueshme, që të gjithë të veshin një maskë kur të dalin, si pjesë e masave më të rrepta për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Ka përjashtime për ata që merren me ushtrime dhe për fëmijë nën moshën dy vjeç, tha Ministri i Zhvillimit Kombëtar Lawrence Wong në një konferencë për media të martën.

Njerëzit mund të heqin maskat kur bëjnë ushtrime të tilla si vrapimi, por ata duhet t’i vendosin ato më pas, tha ai.

Z. Wong, i cili bashkë-kryeson punën me shumë ministra që merren me virusin, tha që Qeveria po kërkon gjithashtu të zvogëlojë numrin e shërbimeve të konsideruara thelbësore.

Rreth 20 përqind e fuqisë punëtore të Singaporit, përfshirë punëtorët e huaj, po vazhdojnë të punojnë në këto shërbime thelbësore, tha ai.

“Tani do të vazhdojmë të shikojmë listën e kompanive të klasifikuara si shërbime thelbësore dhe ta shtrëngojmë më tej këtë listë”, me qëllim minimizimin e mëtejshëm të lëvizjes dhe mbajtjen e njerëzve në shtëpi, tha z. Wong.

Për përdorimin e detyrueshëm të maskave, Z. Wong theksoi se kjo nuk do të thotë që të inkurajohet dalja jashtë./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Bashkimi Evropian…