Ahtisaari shërohet nga koronavirusi

14 prill 2020 | 17:36

Ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dhe i dërguari i dikurshëm special për statusin e Kosovës, më 23 mars të këtij viti ishte diagnostikuar me COVID-19.

Kurse, sot, zyra presidenciale e Finlandës ka njoftuar se Ahtisaari, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe më 2008, po rikuperohet, rreth tri javë pasi ai dhe bashkëshortja e tij u diagnostikuan me sëmundjen. “Mostrat e fundit të Presidentit Martti Ahtisaari dhe zonjës Eeva Ahtisaari kanë dalë negative dhe ata po e vazhdojnë rikuperimin”, ka thënë kjo zyrë përmes një komunikate, raporton “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka miratuar mundësinë që…