![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/zhegrova.jpg)
Ja sa gjuhë i flet Zhegrova
15 prill 2020
| 00:18
Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova ka zbuluar një tjetër aftësi të tijën.
Në një pyetje të drejtuar në profilin e tij në “Instagram” se sa gjuhë flet, 21-vjeçari i është përgjigjur se zotëron 4 gjuhë: anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe pak gjuhë holandeze.
Zhegrova ka lindur në komunën e Herfordit në Gjermani në vitin 1999. Ai e nisi karrierën me Truidenin dhe më pas kaloi te Genku (të dyja ekipe belge), ndërsa luan këtë sezon i huazuar te Bazeli në Zvicër.