Republika e Xhelalit i jep më shumë kompetencë spikeres së parlamentit

15 prill 2020 | 08:01

Gazetari dhe ish-drejtori i “Klan Kosovës”, Baton Haxhiu, ka shkruar një kolumne dhe ia ka drejtuar qeverisë së shkarkuar.

Me titullin “Republika e Xhelalit”, Haxhiu, ndër të tjera, është tallur edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka shkruar se Osmani është ithtarja kryesore e kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurtit.

“Në Republikën e Xhelalit ndodh që ithtarja kryesore e Kryeministrit, që është Spikere e Parlamentit, ia heq fjalën bashkëpartiakut të saj, sepse ai e kritikon. Vjosa Osmani, me Kushtetutën e Republikës, është një nga 120 deputetët që drejton seancën. Kushtetuta e Republikës nuk i njeh asaj kompetencë më shumë sesa Driton Selmanajt. Republika e Xhelalit, po. Ajo bën atë që bëri”, ka shkruar Haxhiu në këtë kolumne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka 320 mijë të punësuar, nga pandemia nuk janë…