Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!

15 prill 2020 | 08:22

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar sot vëllanë e ndjerë, Enver Haradinaj. Në përvjetorin e vrasjes së tij, kryeministri Haradinaj është shprehur se vëllai i tij triumfoi në luftë dhe u nda nga jeta në liri.

“Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë. Ne ende vazhdojmë luftën për t’ia dhënë lirisë dimensionin e drejtësisë. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!

RH”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Vrasja e Enver Haradinajt ndodhi në prill të vitit 2005 rreth orës 14.55 minuta në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë – Deçan. Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje. Dy vëllezër të familjes Haradinaj janë vrarë gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj), ndërkaq dy të tjerë në kohën kur u vra Enveri gjendeshin në qelitë e burgut, njëri i arrestuar me akuzë të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe tjetri, Daut Haradinaj, atëkohë i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg, po ashtu për krime lufte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrahman Paçarizi Rrugën frikshëm të shkretuar e bënte edhe më…