Bota, 2 milionë të infektuar nga COVID-i

15 prill 2020 | 10:38

Numri i të infektuarve në të gjithë botën nga virusi “Korona” ka kaluar shifrën e 2 milionë njerëzve. 2 000 066 persona janë tashmë të infektuar sipas të dhënave zyrtare, ndërsa 126 754 vetë kanë vdekur nga virusi e të shëruar deri më tani janë 484. 597 persona. Shteti me më shumë të infektuar dhe të vdekur në shkallë botërore është ShBA-ja, me 614 246 të infektuar dhe 26 064 viktima. Më pas vjen Spanja, me 174 060 të infektuar dhe 18 255 viktima.

Italia numëron 162 488 persona të prekur nga virusi dhe 21 067 viktima. Në Francë janë 143 303 persona të infektuar dhe 15.729 viktima. Gjermania ka 132 210 persona të prekur me Covid-19 dhe 3495 viktima. Britania e Madhe raporton 93 873 persona të prekur dhe 12 107 viktima. Irani, 74 877 persona të infektuar dhe 4 683 të vdekur. Turqia raporton 65 111 persona të prekur dhe 1 403 viktima. Belgjika, 31 119 persona të infektuar me virusin korona, viktima 4157. Holanda raporton 27 419 të infektuar e 2 945 viktima. Zvicra 25 936 të infektuar e 1174 viktima. Kina raporton 46 raste të reja me virusin korona dhe një humbje jete gjatë 24 orëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa periudha të distancimit social pa dyshim do të jenë…