Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës diskutojnë rreth pandemisë Covid-19

15 prill 2020 | 15:13

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19 dhe përmes video-konferencës ka mbajtur takimin e 180-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Bahri Hyseni, me ç’rast janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës.

Takimi ka filluar me diskutimin rreth gjendjes aktuale lidhur me pandeminë COVID-19 në sistemin prokurorial në përgjithësi dhe ndikimin e saj në punën e prokurorive, ku është bërë me dije se të gjitha objektet e prokurorive të Kosovës janë dezinfektuar.

Sipas prokurorisë, lidhur me këtë është konstatuar se sistemi prokurorial aktivitetet e veta është duke i realizuar në përputhje me masat e marra  me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID-19.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, pas kërkesës dhe propozimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë marrë vendim për caktimin e prokurores Sebahate Hoxha, udhëheqëse të Departamentit për të Mitur dhe prokurores Jehona Grantolli, udhëheqëse të Departamentit të Përgjithshëm në këtë prokurori.

Po ashtu, është miratuar Raporti i komisionit për vlerësimin e performancës së 6 prokurorëve me mandat të përhershëm dhe janë zhvilluar dy seanca dëgjimore, ku janë trajtuar raportet e paneleve hetimore lidhur me procedurat disiplinore ndaj dy prokurorëve.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, gjatë këtij takimi ka shqyrtuar edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 93 vjeçare në karantinë u bë e famshme pasi…