Borrell: Vendimi i Trump për OBSH-në i pajustifikueshëm

15 prill 2020 | 15:38

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka shprehur keqardhje për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit.

“Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë këtë veprim në një moment kur përpjekjet e tyre janë më të nevojshme see kurrë për të ndihmuar në kontrollin dhe zbutjen e pandemisë së koronavirusit. Vetëm duke bashkuar forcat ne mund ta kapërcejmë këtë krizë që nuk njeh kufij.”, ka deklaruar.

Më herët, Trump deklaroi se do të bllokojë fondet për OBSH-në pasi do të bëhet një rishikim.

Ai tha se rishikimi do të mbulojë rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…