Meta: Sa më efikas të jetë bashkëpunimi, aq më shpejt do t’i rikthehemi normalitetit

15 prill 2020 | 21:19

Nëpërmjet një video-konference sot është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shqipëri lidhur me situatën që po kalon ky vend nga përhapja e pandemisë globale Covid-19.

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se çështjet kryesore që u diskutuan ishin vlerësimi mbi situatën aktuale, masat që po ndërmerren për përballimin e pasojave ekonomike dhe sociale, zhvillimi i procesit arsimor dhe strategjia e planifikuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Ai ka thënë se mbledhja u zhvillua në një frymë bashkëpunimi.

“Për këtë dua të falënderoj kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Vlerësova rëndësinë e rritjes të efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirje dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor. Falënderoj qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e dëshmuar, që duhet të vijojë, në interes të përbashkët. Sa më efikas të jetë ky bashkëpunim, aq më shpejt do t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës plot gjallëri”, ka thënë presidenti Meta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka analizuar situatën e Barcelonës…