Infektologu Tolaj: Mos i përdorni dorëzat, virusi jeton më shkurt në duar

15 prill 2020 | 21:25

Infektologu Ilir Tolaj në emisionin Pressing të T7, ka thënë se dorëzat nuk duhet përdorur gjatë pandemisë që ka kapluar botën dhe rrjedhimisht edhe Kosovën.

Tolaj tha se virusi Covid-19 jeton më shumë në dorëza se në duar.

“Virusi në dorëza do të qëndrojë edhe me gjatë se në duar”, është shprehur Tolaj.

Tutje, infektologu këshilloi duke thënë se “Kur të dilni nga shtëpia, vendosni maskën. E kur të ktheheni, pastroni duart”.

Ai tha se ky lloj virusi, përhapet më lehtë se sa koronavirusi normal.

“Koronavirusi i ri, përhapet më lehtë, ndaj edhe është më problematik. Mesatarisht një person mund t’i infektojë 2.7 persona”, shtoi Tolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëpërmjet një video-konference sot është mbajtur mbledhja e radhës e…