Rukiqi kërkon të ndiqet shembulli i Zelandës së Re: Të ulen 20 për qind pagat në sektorin publik

15 prill 2020 | 21:39

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka shpërndarë një artikull ku kryeministrja e Zelandës së Re thotë se ajo dhe ministrat e saj do të ulin pagat e tyre për 20 për qind, në kohën kur po përballen me pandeminë Covid-19.

Rukiqi thotë se një veprim i tillë do të duhej të ndodhte edhe në Kosovë.

“Si pjesë e planit për transformim të ekonomisë, kjo duhet të ndodh edhe të ne: 20% të ulen rrogat në sektorin publik, përveç sektorit të shëndetësisë dhe sektorit të sigurisë. Me këtë krijohet stabilitet buxhetor, sektori publik solidarizohet me krizën dhe eliminohet diskriminimi në të ardhura mes sektorit publik dhe sektorit privat. Disa vota me pak për partitë politike, por më shumë efekte të mira në ekonomi”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Ilir Tolaj në emisionin Pressing të T7, ka thënë…