Deçani ende nuk ka të infektuar me Covid-19

15 prill 2020 | 22:46

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për një rast pozitiv me koronavirus në Komunën e Deçanit.

Sipas komunikatës së IKSHPK-së, bëhet fjalë për një rast nga fshati Lëbushë e kësaj komune.

Mirëpo, kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj e ka mohuar se ka ndonjë rast pozitiv me Covid-19.

“Qytetarë të Deçanit, është publikuar sonte një informatë se një qytetarë nga Lëbusha e Deçanit është i infektuar nga Corona Virus. I siguroi qytetarët dhe mediat që ende nuk kemi rast në Deçan. Rasti nga Lëbusha, është rasë i cili ka ardhur nga bota e jashtme i karantinuar në Konvikt. Të cilit-es i dëshiroj shërim të shpejt si gjithë të tjerëve. Deçani ende nuk ka të infektuar me Covid-19”,ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka folur rreth mundësisë së pjesëmarrjes…