![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/03/auto_2018-03-10T130451Z_822814507_RC15BC1B0600_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-MUN-LIV1520692196.jpg)
Unitedi fiton derbin me Liverpoolin, përforcon pozitën e dytë
10 mars 2018
| 19:21
Manchester Unitedi ka mposhtur Liverpoolin në derbin anglez për të përforcuar pozitën e dytë në Premier Ligë.
“Djajtë e Kuq” nisën mirë takimin kur Marcus Rashford realizoi në minutat 14 dhe 24, që ishte edhe rezultati përfundimtar i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Liverpoolit i dha shpresë një autogol i realizuar nga Eric Bailly në minutën e 66, por përkundër dominimit të mysafirëve pas këtij goli, Unitedi u mbrojt mirë për të siguruar pikët e plota.
Me këtë fitore Unitedi ka 65 pikë, pesë më shumë se Liverpooli.