Hoti: Kosova ka nevojë për qeveri me kompetenca të plota kushtetuese

16 prill 2020 | 13:37

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nevojë për qeveri me kompetenca të plota kushtetuese.

Ai ka theksuar se veprimet e fundit antikushtetuese të qeverisë së shkarkuar Kurti kanë defaktorizuar Kuvendin e Kosovës.

“Suspendimi i demokracisë, përmes suprimimit të lirive themelore të njeriut nga qeveria e shkarkuar, duke shkelur Kushtetutën, duke bankrotuar ekonominë pa asnjë konsideratë, duke defaktorizuar Kuvendin, nuk mund të mbulohet me nisma ligjore parciale. Në cilëndo situatë, këto nisma ligjore nuk do arrijnë të hyjnë në fuqi në kohë për të qenë në shërbim të menaxhimin të pandemisë”.

“Kosova ka nevojë për qeveri me kompetenca të plota kushtetuese, qeveri legjitime që merr përsipër të krijojë konsensusin e nevojshëm shoqëror për të mobilizuar të gjitha mundësitë, brenda dhe jashtë Kosovës, për të përballuar pasojat ekonomike e sociale të pandemisë”.

“Këtë gjë mund ta bëjë vetëm një kryeministër e një qeveri normale, jo konfrontuese, me mentalitet demokratik e në respektim të ligjit dhe Kushtetutës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në veri të Kosovës janë raportuar edhe 11 raste pozitive…