Vushtrria me platformë online për Covid-19

16 prill 2020 | 16:14

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se sot kanë lansuar platformën e komunikimit online www.vushtrri.live lidhur me Covid-19, e cila do të shërbejë për informacione të përditësuara lidhur me koronavirusin në Vushtrri

“Portali ka informacione të përditësuara në kohë reale lidhur me numrin e të infektuarave, të shëruarave, numrin e testimeve dhe të dhëna tjera me rëndësi për qytetarët në Komunën e Vushtrrisë. Përveç kësaj kjo platformë përmban edhe të dhëna tjera po ashtu reale për vendet e rajonit dhe disa prej vendeve të botës që janë interes i qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se me përpjekjet e të gjithë akterëve, e në veçanti ekipeve mjekësore, gjendja me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë është në kontroll.

“Gjatë kësaj periudhe në bashkëpunim me donatorë dhe organizata tjera, familjet skamnore janë përkrahur me 1300 pako ushqimore si dhe një pjesë edhe me pako higjienike. Ndonëse kohë pandemie, jam krenar që në Vushtrri nuk ka asnjë qytetarë të uritur. Platforma Vushtrri.live është zhvilluar pa kosto financiare-pro bono nga grupi @Bashkepershendetin”, ka thënë Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është përfshirë në debatin…