Mustafa: Ta përgojosh nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit

16 prill 2020 | 16:06

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është përfshirë në debatin rreth shërimit jashtë vendit të nënës së Ramush Haradinajt, të cilin e ka nxitur deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Mustafa ka thënë se  ta përgojosh nënën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit.

“Logjikë fashiste! Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare. Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotsjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë vendim për lirimin…