Haxhaj: Nëse anulohet kampionati, Superliga të bëhet me 14 skuadra

16 prill 2020 | 16:42

Futbolli kosovar ka hyrë në muajin e parë të pezullimit të aktiviteteve nga Qeveria e Kosovës si shkak i përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Ky virus ka bërë që klubet kosovare të futen n një krizë financiare, ku shumë prej tyre tashmë kanë ulur pagat e stafit dhe futbollistëve deri në 50 për qind. Por ajo që ka befasuar për të mirë padyshim që është skuadra e Besës së Pejës, liderit aktual të Ligës së Parë.

Kjo skuadër gjatë ditës së djeshme ka dhënë pagat e plota për futbollistët e tyre. Një nga futbollistët me më shumë përvojë, Adnan Haxhaj, pjesë e këtij ekipi, i tha gazetës se deri më tani nuk kanë hasur në probleme financiare te Besa.

“Gjatë tërë vitit nuk kemi pasur probleme me paga edhe tani në kohë pandemie normalisht duke ju falënderua sponsorit të klubit Elkos si dhe kryetarit Shkumbin Gashi”, ka thënë fillimisht Haxhaj.

“Ne si futbollistë nuk jemi kontaktuar fare ne klubi për ulje të pagave, ndërsa kontaktet më të shpeshta i bëjmë me trajnerin i cili na jep planprogramet individuale për stërvitje”, ka shtuar Haxhaj.

Ish-mbrojtësi i Prishtinës tutje ka komentuar edhe anulimin e mundshëm të kampionatit. Sipas tij, edhe nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë e mira e gjithë kësaj do të kishte qenë që dy skuadrat e para të Ligës së Parë të inkuadrohen në elitë, raporton “Olle”.

“Shpresojmë që të mos ndërpritet kampionati, por edhe në qoftë se ndodh atëherë ashtu siç edhe po flitet Superliga të bëhet me 14 ekipe. Pra të filloi nga zero me Besën dhe Arbërinë në Superligë pasi janë dy skuadrat lidere në Ligën e Parë, ndërsa të mos bie asnjë ekip”, përfundoj Haxhaj.

Ky i fundit, ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare, ndërsa për një kohë luajti edhe në Shqipëri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…