Kurti dhuron gjysmën e pagës për menaxhimin e koronavirusit

16 prill 2020 | 17:11

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka dhuruar 50 për qind të pagës së tij, përkatësisht 684.83 euro për menaxhimin e Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 euro për menaxhimin e COVID-19”.

“Ndërkohë, diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma e tyre ka kaluar vlerën monetare prej 300.000 EUR. Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryeziu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka gjetur sot konsensus…