Përfundojnë punimet në rrethrrotullimin e ri në rrugën Prishtinë-Klinë-Pejë

16 prill 2020 | 17:47

Kolonat e mëdha të makinave që grumbulloheshin në këtë pjesë e sidomos në kohë të pikut të ardhjes së bashkatdhetarëve tashme do të jenë më të vogla, pasi që ky rrethrrotullim e ka lehtësuar në masë të madhe komunikacionin e po ashtu ka ulur aksidentet në minimum.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me komandantin e policisë në Klinë, Ragip Bytyqin, kanë parë nga afër punimet e realizuara në rrethrrotullimin në rrugën Prishtinë-Klinë-Pejë, dhe kanë përcjell respektimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrje-daljeve në qytet.

“Udhëkryqi Prishtinë-Klinë-Pejë ka qenë shumë problematik, si për qarkullim të veturave e po ashtu janë shkaktuar shpesh aksidente, prandaj vitin e kaluar është bërë një rrethrrotullim i improvizuar, me të cilin është lehtësuar qarkullimi në masë të madhe edhe aksidentet kanë qenë minimale, ndërsa tani është ndërtuar rrethrrotullimi i përhershëm. Realizimi i këtij projekti është financuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa punimet janë kryer nga kompania “Graniti” nga Istogu, të cilët edhe në kohë pandemie nuk i kanë ndalur punimet, sigurisht duke i respektuar udhëzimet e ekspertëve shëndetësor”, ka thënë kryetari Elezaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” që nga përhapja e pandemisë…