QKMF-ja në Skenderaj pranon donacion 100 litra etanol 95%

16 prill 2020 | 18:12

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka pranuar donacion 100 litra etanol 95% nga “Ballkan Petrol” SHPK- Ferizaj.

“Në emër të komunës dhe qytetarëve të Skenderajt falënderoj pronarin e kompanisë si dhe ndërmjetësuesin në këtë donacion, Visar Hoti nga TV Ferizaj (me origjinë nga komuna jonë). Bashkë, duke dhënë secili nga ne kontributin tonë qytetar do t’ia dalim mbanë! Panik JO, Kujdes PO!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua e moshës 71-vjeçare nga Komuna e Vushtrrisë sot…