Mbi 300 mijë euro nga diaspora për të luftuar Covid-19

16 prill 2020 | 19:06

Mërgimtarët me prejardhje nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ta ndihmojnë Kosovën financiarisht në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një postim në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se vlera monetare nga diaspora ka kaluar mbi 300 mijë euro.

“Diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma e tyre ka kaluar vlerën monetare prej 300.000 euro. Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë”, ka shkruar Kryeziu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri prishtinas, aktualisht që drejton skuadrën e Feronikelit, Afrim Tovërlani…