KMDLNj kërkon hetimin e rastit të vdekjes së të burgosurit

16 prill 2020 | 22:21

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas vdekjes së një të burgosuri në Burgun e Dubravës.

KMDLNJ kërkon hetimin e këtij rasti.

Ky këshill shpreson se pas obduksionit,  do të bëhen të ditura shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Sipas informatave të KMDLNj – së, E.A. i dënuar me 4 vite burg, në Qendrën Korrektuese në Dubravë nga viti 2017, sot ka vdekur pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë për t’i shpëtuar jetën, i burgosuri E.A ka ndërruar jetë dhe dyshohet se ka pasuar atak kardiak, sulem në zemër. Gjithashtu KMDLNj informohet se i ndjeri më parë nuk ka pasur histori që e ndërlidhin me ndonjë komplikim kardiak dhe as që është trajtuar. I ndjeri më parë është ankuar për dhimbje në shpinë (unazat), probleme me veshkë dhe nga ulcera (ithati) dhe se nga muaji nëntor 2019 nuk ka përdorur asnjë terapi. E.A. është 32 vjeç.

KMDLNj kërkon hetime të menjëhershme për t’u gjetur shkaku i vdekjes. KMDLNj shpreson se pas obduksionit do të bëhet i ditur shkaku i vdekjes. KMDLNj i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe ripërsërit kërkesën për lirim të personave të privuar nga liria si dhe domosdoshmërinë e ndërtimit të një spitali brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Daut Dauti Këto ditë, kur gjendemi të ngujuar në…