Sejdiu: Aktiviteti i bizneseve s’duhet të ndalet, të rritet përkrahja për prodhimet vendore

16 prill 2020 | 22:33

Njohësi i çështjeve ekonomike Dardan Sejdiu, ka folur për krizën e mundshme ekonomike që mund të shkaktohet në Kosovë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sejdiu ka thënë, se aktiviteti ekonomik i bizneseve nuk duhet të ndalohet.

Ai ka thënë se tani duhet të fillohet të mendohet pë rritjen e përkrahjes së prodhimeve vendore dhe eksportit.

“Qysh mundemi me injektua para në ekonomi me anë të prodhimit. Po ashtu duhet të fillojmë të mendojmë se si të stimulojmë edhe eksportin. Kompanitë jashtë kanë filluar të mendojnë se si të krijojnë hapësira në raftet e tyre për produktet vendore dhe ne duhet të rrisim këtë atë dhe të rrisim po ashtu edhe përkrahjen për eksportin  Duhet të mendojmë se si të fusim edhe më shumë në përdorim teknologjinë”, ka thënë Sejdiu.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se rritja e kërkesës agregate bëhet duke shtuar projektet që i financon qeveria. “Shteti në kohëra në të mira nuk ka nevojë të intervenojë në ekonomi, në kohëra të mira biznesi duhet t’i thotë shteti. Edhe kufizimi i lëvizjes ndikon në konsumin e përgjithshëm tek bizneset. Në këtë kohë mund të bëjmë edhe rritjen e punëve publike. Edhe thjeshtëzimin e procedurave për Prokurimin Publik. Rritja e kërkesës agregate bëhet me rritjen e projekteve nga shteti, duhet të krijojnë projekte që rrisin kërkesën”,  ka thënë Sejdiu në “Rubion” të “Klan Kosovës”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…