Trump zbulon planin me tri faza për rihapjen e ekonomisë

17 prill 2020 | 09:20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të enjten propozoi disa udhëzime për guvernatorët e Shteteve të Bashkuara, cipas të cilave ata duhet të vepronin për të rihapur në tri faza ekonominë e SHBA-ve, pas mbylljes së bizneseve dhe industrive të ndryshme për shkak të virusit Covid-19.

Duke folur në konferencën e përditshme për koronavirusin nga Shtëpia e Bardhë, i cili ka shkaktuar më shumë se 32 mijë e 600 viktima brenda disa javësh, Trump argumentoi se një mbyllje e gjatë e gjithë aktivitetit ekonomik në vend është e dëmshme për ekonominë dhe shoqërinë amerikane.

Ne nuk po i hapim të gjitha menjëherë, por do jetë një hapje e kujdeshme në të njëjtën kohë”, tha Trump.

Një mbyllje e gjatë e aktivitetit ekonomik në vend, e kombinuar me depresionin shoqëror, do të shkaktonte një numër të madh problemesh për shëndetin mendor të qytetarëve amerikan”, tha ai, duke shtuar se një gjendje e tillë mund të çonte në rritje numrin e atyre personave që abuzojnë me drogën, alkoolin, mund të shtonte numrin e vetëvrasjeve dhe sëmundjeve të zemrës.

Udhëzimet e reja federale rekomandojnë që shtetet të regjistrojnë një “rënie të kurbës së të infektuarve” për 14 ditë, para fillimit të procesit të hapjes së ekonomisë në tri faza.

Plani i Trump parashikon hapjen e bizneseve në të gjitha qytetet që janë dëmtuar nga ekonomia si pasojë e pandemisë edhe pse përgjegjësia për një vendim të tillë bie mbi autoritetet shtetërore dhe jo federale.

Para se shtetet të rihapin aktivitetin e tyre ekonomik, spitalet duhet të kenë një program të fortë testimi për punonjësit e kujdesit shëndetësor”, thonë udhëzimet.

Shtetet duhet të kenë kapacitetet e testimit të qytetarëve me simptoma dhe gjithashtu duhet të rrisin mundësitë e tyre të gjurmimit të kontakteve, si dhe pajisjet e kujdesit shëndetësor të mos mungojnë për stafin e spitaleve me arsyen që të jenë në kushtet e duhura për të trajtuar rastet në rritje të të infektuarve me Covid-19.

Dokumenti thotë që rekomandimet janë të zbatueshme në bazë të shteteve përkatëse sipas gjykimit të guvernatorëve.

Trump ka debatuar me guvernatorët se kush ka autoritetin e plotë për të mandatuar rihapjen e Shteteve të Bashkuara.

Tri fazat për rihapje të shteteve

Faza 1

Shmangia e grupimeve

Të gjithë individët kur janë në vende publike duhet të maksimizojnë distancën fizike nga të tjerët.

Socializimi në grupe me më shumë se 10 persona në situata kur nuk mund të mbahet distanca e përshtatshme fizike duhet të shmanget.

Faza 2

Udhëtimet e panevojshme duhet të minimizohen

Punëdhënësit duhet të inkurajojnë punën në shtëpi kur është e mundur ose të kthehen në punë në faza. Shkollat që janë të mbyllura duhet të qëndrojnë të mbyllura. Vizitat në ambiente ku jetojnë të moshuarit dhe spitale duhet të ndalohen. Vende të mëdha, të tilla si kinematë, restorantet dhe arenat sportive, mund të funksionojnë nën protokolle të rrepta të distancës fizike. Palestrat mund të hapen nëse u përmbahen protokolleve të rrepta të distancimit fizik dhe higjiene-sanitare. Baret duhet të qëndrojnë të mbyllura.

Të gjithë individët kur janë në vende publike duhet të maksimizojnë distancën fizike nga të tjerët.

Socializimi në grupe me më shumë se 50 njerëz në situata kur nuk mund të mbahet distanca e përshtatshme fizike duhet të shmanget..

Udhëtimet jo shumë të rëndësishme mund të rifillojnë. Punëdhënësit duhet të inkurajojnë punën nga shtëpia kur është e mundur. Shkollat mund të rihapen. Vizitat në ambiente të moshuara dhe spitale duhet të ndalohen.

Vende të mëdha, të tilla si kinematë, restorantet dhe arenat sportive, mund të funksionojnë nën protokolle të moderuara të distancës fizike.  Baret mund të funksionojnë me ulje të klientëve, ku është e mundshme

Faza 3

Individët që rrezikojnë të preken nga koronavirusi mund të rifillojnë ndërveprimet publike, por duhet të praktikojnë distancën fizike.

Stafi i pakufizuar i vendeve të punës mund të rifillojë.

Vizitat në institucionet e kujdesit ndaj të moshuarve dhe spitalet mund të rinisin punën.

Vende të mëdha, siç janë kinematë, restorantet dhe arenat sportive, mund të funksionojnë nën protokollet e kufizuara fizike të distancës.

Baret mund të funksionojnë me rritjen e klientëve në këmbë, kur është e mundshme.

Megjithatë nuk është dhënë një afat kohor specifik nuk u dha për rihapjen e shteteve. Trump tha se qeveritarët do të kenë fleksibilitetin për ta përcaktuar atë vetë.

Më herët Trump pati thënë se shpresonte të hapte vendin të Dielën e Pashkëve, 12 prill. Megjithatë, COVID-19 vazhdoi të rritet në të gjithë vendin. Si përgjigje, Trump zgjati udhëzimet për distancimin social deri më 30 prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur të gjitha vendet e botës të prekura nga Covid-19…