Ujësjellësi “Prishtina”, thirrje qytetarëve: Mos hidhni mbeturina në rrjetin e kanalizimit!

17 prill 2020 | 09:33

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh. a. (KRUP) njofton konsumatorët në zonën e shërbimit se në muajin e kaluar është intervenuar në mbi 350 raste, për zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim të pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.

Vetëm ditën e djeshme kanë intervenuar në 7 raste në qytetin e Prishtinës, një rast në Fushë-Kosovë dhe një në Drenas. “Në këtë kohë pandemie, gjithnjë në përballje kundër përhapjes së virusit COVID-19, lusim të gjithë qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hudhin mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, yndyrëra, faculeta të lagura në rrjetin e kanalizimit ( në guacën e tualetit dhe lavamanin e kuzhinës) të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar për gjëra të panevojshme (të dëmshme), ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre madje, duke u krijuar edhe telashe konsumatorëve në afërsi.

Rastet e tilla zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme si (përzierja e yndyrnave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e punëtorëve dhe mund të krijohen kushte jo të favorshme për intervenim.

Është koha të japim respektin më të madh për punëtorët e mirëmbajtjes së KRU “Prishtina” sepse puna e tyre në terren sidomos në këtë periudhë me rrezikshmëri të lartë, është vërtetë e pashembullt.

Gjithçka që ata po bëjnë është mënyra që ata kanë gjetur për t’u dalë në ndihmë secilit konsumatorë.

Të ruajmë infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza”, është thënë në komunikatën e kompanisë “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi i ri në…