Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet më 29 gusht

17 prill 2020 | 10:06

UEFA po mendon që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet në fundin e muajit gusht, dhe më sakt më 29.

Pandemia e kronavirusit ka bërë që i gjithë futbolli europian të shtyhet, teksa fillimisht do synohet mbyllja e kampionateve.

Finalja ishte parashikuar të luhej më 30 maj në Stamboll, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Kjo hipotezë për luajtjen më 29 gusht ka dalë nga gazeta “The Telegraf”.

Çerekfinalet mund të luhen më 28 dhe 29 korrik, ndërkohë që fillimisht duhen luajtur edhe disa ndeshje të fazës së 1-8-ve. Bëhet fjalë për sfidat Juvenutus-Lyon (0-1), Manchester City-Real Madrid (2-1), Bayern Munich-Chelsea (3-0) dhe Barcelona-Napoli (1-1).

Mbledhja që pritet të zhvillohet nesër me video-konferencë mund t marrë vendime të rëndësishme për këtë temë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes…