Belgjika, me numër të vdekjeve të njerëzve nga Covidi, prin para Italisë dhe Britanisë

17 prill 2020 | 10:37

Belgjika ka përqindjen më të madhe të vdekjeve në botë nga COVID-19 që, sipas analizës së Universitetit amerikan “John Hopkins”, është 13.4 për qind. Një prej arsyeve është situata dramatike në shtëpitë e pleqve.

Andrew Preson nga Universiteti Bath thotë se përqindja e vdekjeve në përgjithësi është më e lartë në popullsinë me numrin më të madh të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike. Përqindjes së madhe të vdekjeve në Belgjikë i ka kontribuar virusi që është përhapur në masë të madhe në shtëpitë e pleqve, ku banorët dhe punonjësit e tyre përbëjnë 45 për qind të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve.

Dr. Peter Drobac nga Universiteti i Oksfordit thotë se një trend i ngjashëm është shënuar në Francë dhe Britani të Madhe. “Prioritet në Belgjikë dhe vendet e tjera duhet të jetë ky fakt për të cilin duhet pasur shumë kujdes”, shtoi Drobac. Siç raporton “Newsweek”, Belgjika, bazuar në këta parametra, ka tejkaluar Italinë, ku në këtë vend përqindja e vdekjeve shkon në 13, kurse në Britani të Madhe në 12.8 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para objektit të Ministrisë së Kulturës janë bërë homazhe në…