Ekonomia e Kinës shënon rënien më të thellë të regjistruar ndonjëherë

17 prill 2020 | 11:33

Ekonomia e Kinës u tkurr 6.8% në tre muajt e parë të vitit 2020, rënia më të thellë që vendi ka regjistruar ndonjëherë dhe një shenjë e ndikimit financiar të pandemisë së koronavirusit.

Lajmi erdhi ndërsa autoritetet kineze rishikuan numrin e vdekjeve në Wuhan, qyteti i goditur më rëndë dhe ku virusi u shfaq për herë të parë, me 50%.

Tkurrja ekonomike, e raportuar nga Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës të Premten, vjen pas disa muajsh paralizë ndërsa vendi hyri në bllokim për të frenuar virusin, i cili u shfaq në provincën qendrore të Hubei në dhjetor. Tani ai ka infektuar më shumë se 2 milion njerëz globalisht dhe ka vrarë më shumë se 140,000.

Ndërsa Pekini përpiqet të rindezë ekonominë, qeveria gjithashtu përballet me akuza se censuroi informacion jetësor për shpërthimin në fazat fillestare, duke lejuar që virusi të përhapet. Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë akuzuar Kinën se fsheh numrin e vërtetë të infeksioneve dhe vdekjeve.

Rënia e kërkesës nga jashtë ka të ngjarë të godasë më tej ekonominë kineze. Tkurrja e tremujorit të parë të Kinës pason rëniet në vitin 2019, të cilat panë që ekonomia kineze të zgjerohej me ritmin e saj më të ngadaltë në gati 30 vjet, rezultat i ngadalësimit të konsumit, një tërheqje prapa e rritjes së nxitur nga borxhet dhe një luftë e zgjatur tregtare me SHBA

Analistët e anketuar nga Reuters vlerësojnë se rritja vjetore e Kinës për vitin 2020 do të ngadalësohet në 2.5% nga 6.1% vitin e kaluar, ritmi më i dobët që nga viti i fundit i Revolucionit Kulturor.

Të dhënat e së premtes treguan se prodhimi industrial ra me 1.1% në mars, një rënie më e mirë se sa pritej. Shitja me pakicë ra 15.8%, më shpejtë se sa ishte parashikuar, ndërsa investimet e aseteve fikse, një matës i shpenzimeve për projektet e infrastrukturës, pajisjet dhe pronat, ranë 16% në përputhje me parashikimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…