Emërimi i kundërligjshëm i zyrtarit ligjor, ministrja Haxhiu dyshon se e mashtruan qëllimshëm

17 prill 2020 | 13:46

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu  është duke dyshuar se dikush nga stafi civil i kësaj ministrie ka synuar që vejë qëllimshëm në lajthitje, lidhur me emërimin e Dukagjin Nezirit si zyrtar ligjor në mënyrë të jashtëligjshme.

Haxhiu në një përgjigje për gazetën “Express” kanë dhënë detaje lidhur me emërimin e Dukagjin Nezirit si zyrtar ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, pa pasur konkurs publik.

Në ministrinë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu kanë deklaruar se për emërimin e tij janë konsultuar fillimisht me burimet njerëzore në ministri.

Ata kanë deklaruar se nga Burimet Njerëzore kanë marrë konfirmin se i njëjti mund të punësohet si nëpunës në pozitën e zyrtarit ligjor, derisa kanë bërë të ditur se vendimi është ndryshuar tashmë.

“Pas kërkesës së disa portaleve lidhur me një nëpunës nga kabineti i ministres, më lejoni të ju njoftoj që lidhur me atë paraprakisht ne jemi konsultuar me burimet njerëzore në Ministrinë e Drejtësisë dhe kemi pranuar konfirmimin se i njëjti mund të jetë nëpunës me pozitën zyrtar ligjor. Vendimi në fjalë është përgatitur nga të njëjtit. Pasi që jemi njoftuar më vonë për këtë lëshim nga burimet njerëzore, brenda Ministrisë së Drejtësisë, ministrja ka ndryshuar vendimin në fjalë”, është thënë në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë

Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se disa herë kanë parandaluar lëshime të tilla, të cilat nuk e dinë nëse janë bërë me qëllim.

Ata kanë deklaruar se dikush nga stafi civil do të jep përgjegjësi për këtë çështje.

“Disa herë ne kemi parandaluar lëshime të tilla, për të cilat nuk mund ta dimë nëse janë bërë me qëllim. Por kushdo nga stafi civil që tenton të vë në lajthitje kabinetin e Ministres, duhet të jap përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi”, kanë deklaruar nga Ministria e Drejtësisë.

Mediet kanë raportuar se ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka emëruar pa konkurs si zyrtar ligjor në këtë ministri, Dukagjin Nezirin, i cili është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu si pjesa më e madhe e futbollistëve, edhe Mërgim…