Qeveria e Kosovës dështon me furnizim me teste për Covid-19, Serbia i ofron ndihmë

17 prill 2020 | 13:55

Qeveria e Serbisë ka ofruar ndihmë në furnizim me 1 000 teste për Covid-19 për Republikën e Kosovës, gjegjësisht për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi në një email dërguar ministrit në detyrë, Arben Vitia, drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani të cilin e ka siguruar gazeta “Express” ka kërkuar që të lehtësohet importi i këtyre testeve në pikën kufitare në Jarinjë.

Aty në detaje flitet për donacionin nga Serbia që sipas e mailit do të sillet nga Zyrtari Ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçeviq.

Në këtë email kërkohet që të caktohet personi përgjegjës nga IKShPK që të mbetet në kontakt me palën nga Serbia që do të sjellë testet për Covid-19 rreth orës 17:00 në pikën kufitare në Jarinjë. Dje është bërë e ditur se Kosova aktualisht ka vetëm 600 teste te cilat mjaftojnë vetem për 3-4 ditë varësisht nga numri i analizave që bëhen. Ndërkohë që pritet ardhja e 2 mijë të tjerave, por nuk dihet saktë se kur do të ndodhë kjo. Ky donacion nga Serbia vjen një ditë pas telefonates së Vitisë me homologun e tij serb.

Këshilltari politik i ministrit Vitia,  Xhevdet Pozhari, ka thënë për gazetën “Express” se sa i përket ndihmës prej 1 000 testeve nga Serbia për koronavirus nuk ka informata.

“Për testet që arrijnë nuk kam informata vetëm ajo që është diskutuar mes ministrave është se janë dakorduar për të ndihmuar njëri tjetrin shtetet e Ballkanit me përvoja dhe ndihma profesionale kjo ka qenë”, ka thënë ai.

Pozhari ka thënë ministri Vitia ka realizuar biseda me ministrat e shteteve të rajonit dhe kanë vlerësuar duhet të ketë angazhim të përbashkët të gjitha shtetet e Ballkanit për ndihmë njëri-tjetrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria është një nga vendet e para që do të…