Mustafa dhe Apostolova bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë

17 prill 2020 | 14:40

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, sot gjatë ditës ka zhvilluar një video-thirrje me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në prioritizimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Konkretisht, ata kanë diskutuar për nevojën e mbështetjes së sektorit të bujqësisë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, rivazhdimin e procesit të akreditimit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë për të ngritur transparencën në ndarjen e granteve dhe subvencioneve, si dhe në ngritjen e kapaciteteve konkurruese të të gjitha njësive të ministrisë drejt përfitimit dhe implementimit të projekteve në kuadër të IPA III.

Mustafa ka falënderuar Apostolovën për rolin kyç që ka luajtur Zyra e BE-së në përkrahjen dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në vendin tonë dhe u zotua që ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë arritur dy donacionet e FIBA-s për Federatën e Basketbollit…