Aktakuzë ndaj personit që kanosi presidentin Thaçi

17 prill 2020 | 14:43

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P. veprën penale “Kanosje”.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet K.P. më 26 mars, nëpërmes rrjetit social “Facebook” ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Presidentin e  Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me punën e tij si  person zyrtar, se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit.

Sipas prokurorisë i dyshuari në profilin e Kujtim Boletinit, të cilin vet e kishte hapur, ka postuar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje, si vijon: “Sot  i zhdrypa pre tavani se në Kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja. Le të din Hashim Broja a kushdo qoftë aj se ende jemi gjallë pjesa e veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja. Dije se xhumin xhum sta la me ba”, duke i shoqëruar këto fjalë me dy fotot të dy armëve të gjata, me ç`rast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth se do tii shkaktohet ndonjë e keqe  atij apo familjes së tij nga i pandehuri K.P.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, sot gjatë ditës…