Nuk ndryshojnë tarifat e energjisë elektrike (Dokument)

17 prill 2020 | 14:51

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur seancën e tretë për këtë vit, e cila për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 është zhvilluar pa prezencën e publikut dhe duke përdorur mjetet konvencionale të teknologjisë së komunikimit.

“Bazuar në propozimin për tarifat përfundimtare për konsumatorët fundor, të cilët furnizohen nga Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU-KESCO), Bordi i ZRrE-së  ka vendosur që të njëjtat të mbesin në fuqi si në strukturën tarifore paraprake”.

“Përderisa tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të Transmetimit dhe rrjetit të Shpërndarjes ndryshojnë nga ato të viteve të kaluara, në përputhje me të Hyrat Maksimale të Lejuara (MAR), por këto ndryshime nuk kanë asnjë ndikim në tarifat përfundimtare të konsumatorëve të rregulluar për periudhën rregullative 1 prill 2020 – 31 mars 2021”, ka njoftuar ZRrE-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën po…