‘NLB Banka’ dhuron 10 aparatë për prodhimin e oksigjenit

17 prill 2020 | 15:10

“NLB Banka” në Prishtinë ka dhuruar 10 aparatë për prodhimin e oksigjenit për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Lajmin e ka bërë me dije kjo bankë nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

“Ekipet mjekësore shpëtojnë jetë çdo ditë. Mjekët, infermierët dhe personeli në spitale po përballen në baza ditore me gjendjen e rëndë të shkaktuar nga koronavirus COVID-19 që po përhapet edhe në Kosovë. Kushtet me të cilat po përballen dhe sakrifica e tyre është arsyeja që ‘NLB Banka’ sot dhuroi 10 aparatë për prodhimin e oksigjenit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ShSKUK duke kontribuar kështu në lehtësimin e kësaj gjendje emergjente për shëndetin publik”, ka njoftuar “NLB Banka”.

Sipas këtij njoftimi, kryetari i Bordit udhëheqës të “NLB Bankës” në Prishtinë, Albert Lumezi ka thënë: “Si bankë, e kemi për mision të jemi përgjegjës ndaj shoqërisë dhe të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Prandaj, ky donacion besojmë se është i nevojshëm në këto momente të vështira. Gjendemi para një periudhë stresuese por së bashku do ta kalojmë. Ne kemi nevojë për njëri tjetrin, andaj ju bëj thirrje të jemi sa më solidar në këto momente”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka shkruar një “plan për ringjallje” nga pandemia…