Vetëvendosja nuk ka vizion për të qeverisur

17 prill 2020 | 19:05

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për veprime jokushtetuese dhe për vonim të hapave në luftën kundër pandemisë.

Për këto arsye ai mendon se ky kabinet qeveritar duhet të bie për t’u ngritur një tjetër që, sipas tij, e ka në prioritet pikërisht këtë luftë.

“Jemi në një situatë të vështirë nga pandemia dhe kjo po ndodhë në gjithë botën. Por, shqetësuese është që vendi ynë me një qeveri të shkarkuar si duket nuk ka në ndërmarrë me kohë masat e duhura për parandalim e përhapjes së virusit”.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër vuajnë nga sindromi i protagonizmit. Edhe këta tash e kanë kuptuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ka qenë e nevojshme atëherë kur u propozua. Funksionimi i qeverisë edhe i shtetit ka procedura që i parasheh Kushtetua dhe ligjet. Nëse masat që kjo Qeveri ka ndërmarrë janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, për mua dhe PDK-në janë vetëm improvizime që po shkaktojnë dëme në terren. Gjykata Kushtetuese e ka konstatuar që ka shkelje”, ka thënë ai në Info Magazine të “Klan Kosova”.

“Tashmë Vetëvendosjen e kemi parë në qeverisje dhe e pamë që s’ka vizion të qartë, por vetëm improvizon dhe s’ka përgatitje të strukturave të veta për qeverisje”.

Gashi ka thënë se vendimi i PDK-së për të qëndruar në opozitë nuk ka ndryshuar dhe se nuk do të lëvizin nga ai edhe tani kur po synohet të krijohet një qeveri e re më gjithëpërfshirëse nga LDK-ja nëse i jepet e drejta kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i ri i përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça” Sh.A. ka…