76 prej të infektuarve nga Ferizaj, punëtorë në “Bondsteel” dhe familjarë të tyre

18 prill 2020 | 08:50

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se nga 81 të prekurit nga kjo komunë, 76 prej tyre kanë burimin e infektimit nga rastet e Kampit “Bondsteel”. “Të infektuarit janë ose punëtorë të Kampit ‘Bondsteel’ ose familjarë të tyre”, tha ai. Aliu ka bërë me dije se ka kontaktuar edhe me komandantin e KFOR-it nga Kampi “Bondsteel” dhe, sipas tij, pjesa dërrmuese e punëtorëve shqiptarë nga stafi civil janë dërguar në pushim. “Shumë prej tyre tashmë do të jenë të izoluar në tentim për ta frenuar përhapjen e COVID-19”, ka thënë Agim Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është përgjigjur pretendimit të…