Ti nuk do të shkarkohesh më sepse nuk do të ngarkohesh më

18 prill 2020 | 10:12

Intervistën e mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në televizionin “Dukagjini”, e ka përcjellë një prej aktivistëve të dikurshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tash anëtar i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të kryeministrit Kurti në një nga televizionet tona. Kurti në intervistë foli edhe për zhvillimet e fundit politike dhe për mocionin e shkarkimit të tij, si dhe për kërkesën e LV-së për zgjedhje të reja. Me këtë rast, Frashër Krasniqi ka ironizuar me ato që i ka thënë Kurti mbrëmë. “Ti nuk do të shkarkohesh më sepse nuk do të ngarkohesh më”, ka shkruar shkurt Krasniqi në postimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dalë në mbrojte…