Barça e vendosur për rikthimin e Coutinhos

18 prill 2020 | 11:13

Ka pasur shumë spekulime javëve të fundit në lidhje me të ardhmen e Philippe Coutinhos.

Lojtari aktualisht ndodhet në huazim te Bayern Munich, por bavarezët nuk e kanë ndërmend të paguajnë për transferimin e tij të plotë.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur për Rac1, në lidhje me kthimin e tij e tij të mundshëm në ‘Camp Nou’.

“Philippe është një lojtar i shkëlqyeshëm, është e vërtetë që unë e adhuroj. Në përgjithësi, ai është një lojtar i Barcelonës dhe nëse largohet nga klubi, për të duhet paguar shumë. Tani për tani, unë mendoj se do të jetë në dispozicionin tonë pas përfundimit të sezonit”, ka deklaruar trajneri I Barçës.

“Nuk e di nëse ai dëshiron të kthehet ose të largohet, duhet të flas me të, por pa dyshim se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka shtuar ai.Nëse Coutinho nuk qëndron te Barcelona, e ardhmja e tij mund të jetë mes skuadrave si Manchester United, Arsenal, Tottenham, Chelsea.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama në mëngjesin e sotëm u ka dërguar…