Kërkohet nxjerrja e Ligjit për lustracion

11 mars 2018 | 14:37

Demonstratat e vitit 1981 patën dridhur themelet e botës komuniste dhe socialiste, duke paralajmëruar fillimin e fundit të komunizmit.

Kështu është thënë në tryezën e organizuar me temë: “Drejtësia tranzicionale në Kosovë-ligjet për lustracionin”, të organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe Shoqëria “Lëvizja”.

Në tryezë është kërkuar që të nxirret Ligji për lustracion, për të cilin është thënë se nuk ka për qëllim të dënohet askush, por të parandalohet rikthimi i njerëzve që janë përgjegjës për terrorin që i është bërë popullit shqiptar.

Më tutje, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, Hydajet Hyseni, ka thënë se 11 marsi i vitit 1981 ishte lëvizja që lëvizi të gjitha proceset e popullit shqiptar.

Ndërsa profesori i historisë, Hakif Bajrami ka thënë se ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, ka bërë një vepër që nuk ka bërë askush prej rektorëve në Evropë.

Në anën tjetër, nënkryetari i Lidhjes së Juristëve, Bekë Lajçi, ka thënë se themelet e botës komuniste dhe socialiste i pati dridhur lëvizja e protestës së vitit 1981.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina e vazhdon fuqishëm rrugëtimin drejtë titullit të kampiones,…