Mediet e huaja shkruajnë për ‘solidaritetin’ e Serbisë ndaj Kosovës

19 prill 2020 | 10:01

Republikës së Kosovës i janë dhuruar 1000 teste për Covid-19 nga Serbia. Ky veprim i Serbisë ka zënë faqet e medieve ndërkombëtare si New York Times dhe Reuters.

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se Serbia i dhuroi Kosovës 1 000 teste për Covid-19, si shenjë solidariteti.

“Serbia ia ka dhuruar Kosovës 1000 teste për koronavirus të premten në shenjë solidariteti, përkundër fërkimeve tregtare, historisë së dhunshme të kohëve të fundit dhe dështimit të Kosovës për të siguruar njohje nga Serbia si një vend i pavarur. Një zyrtar serb ka thënë se Beogradi dhuroi testet pa asnjë kusht politik, por me ‘dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij problemi’”, thuhet në shkrimin e Reuters-it.

Ky lajmi është publikuar edhe në gazetën prestigjioze amerikane New York Times dhe në shumë media të tjera si “Firstpost” etj,. “Serbia i dërgon Kosovës 1000 teste për koronavirus në formë solidariteti” është titull që shoqërohet në çdo medium të publikuar.

Kjo gazetë është ndalur edhe të bisedimet te këto dy shtete.

New York Times shkruan se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi Kosova ka vendosur taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të prodhuara në Serbi.

Ky veprim i Serbisë nuk ka marrë përkrahjen në Kosovë, pasi pati reagime nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, nga politikanë të opozitës, nga qytetarë të cilët në rrjetet sociale drejtuan akuza në adresë të Qeverisë së Kosovës që ka pranuar këtë donacion nga Serbia.

Ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se këtë donacion e kanë marrë si një ndihmë e cila po bëhet në shumë vende të botës.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 510, dymbëdhjetë pacientë kanë humbur jetën, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 93.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përdoruesit e Zoom që ripërdorin të njëjtat fjalëkalime nga llogari…