Italia shpall fitoren ndaj Covid-19 në rajonet e varfra

19 prill 2020 | 10:07

Zyrtarët e shëndetësisë italiane shpallën fitoren ndaj koronavirusit në rajonet e varfra në jug, ku spitalet kishin arritur deri aty ku nuk mbanin më nën presionin e pandemisë.

Kryeministri Giuseppe Conte kishte paralajmëruar gjashtë javë më parë se aftësia e Italisë për të fituar mbi COVID-19 varej nga fakti nëse virusin do mund ta mbanin kryesisht në veriun më të pasur.

Sëmundja tani ka marrë zyrtarisht 22.745 jetë në vendin mesdhetar me 60 milion banorë – në vend të dytë pas Shteteve të Bashkuara.

Por Italia ende e ka llogaritur veten relativisht me fat sepse shpërthimi ndodhi në provincat rreth kryeqytetit financiar Milano ku personeli mjekësor është i pajisur më mirë.

“Ne kemi parandaluar përhapjen e infektimit në rajonet jugore,” u tha shefi i këshillit të shëndetit publik Franco Locatelli gazetarëve.

“Ky është tani një fakt i mbështetur nga shifrat.”

Niveli po bie.

Të dhënat e fundit nga shërbimi i mbrojtjes civile në Itali ofruan arsye të reja që Conte të mos zgjasë disa nga kufizimet më të rrepta kur ato të mbarojnë në 4 maj.

Ata treguan se numri i njerëzve që janë duke u trajtuar aktualisht për COVID-19 është rritur me vetëm disa qindra për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit.

Numri aktual i çështjeve ishte rritur me të paktën 1.000 në ditë për më shumë se një muaj.

Por të premten pati vetëm 11 raste jashtë rajonit të Lombardisë të Milanos.

“Në terma absolutë, ne kemi pasur numrin më të madh të rikuperimeve që nga fillimi i krizës,” u tha shefi i shërbimit të mbrojtjes civile Angelo Berrelli gazetarëve.

Bllokimi

Drejtuesit e zonës industriale veriore të Italisë po e shtyjnë Conten të marrë një tjetër bast të rrezikshëm dhe të hapë sa më shumë biznese dhe industri të jetë e mundur në fillim të majit.

Mbyllja ka shkatërruar qytetet e fabrikave dikur të lulëzuara dhe ka lënë miliona njerëz përkohësisht të papunë.

Banka qendrore e Italisë tha se prodhimi industrial kishte rënë me 15 përqind në mars.

Por një bllokim po shfaqet midis udhëheqësve veriorë dhe atyre në jug të Romës.

Guvernatori i Napolit, Vincenzo De Luca paralajmëroi të premten se ai mund të duhet të “mbyllë kufijtë e tijë” për njerëzit nga veriu nëse hiqen urdhërat e qëndrimit në shtëpi të këtyre rajoneve.

Shkalla e rihapjes së biznesit do të përcaktohet nga numri i vdekjeve dhe rikuperimeve të raportuara gjatë ditëve në vijim.

Italia ende po gërmon të dhëna nga rajone të veçanta për të përcaktuar ndikimin e vërtetë të katastrofës së saj më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shifrat e publikuara nga instituti i shëndetit public Italian zbuluan se afro 17,000 mjekë janë infektuar nga virusi që kur vdekja e parë nga COVID-19 u regjistrua në Itali me 21 shkurt.

Disa mjekë italianë kanë shprehur frikën se punëtorët e infektuar të kujdesit shëndetësor mund të kenë qenë duke shpërndarë padashur sëmundjen te pacientët e tyre në javët e para të shpërthimit.

Një studim i nxjerrëtë enjten nga shoqata mjekësore FNOMCeO tha që COVID-19 ka vrarë 125 mjekë në Itali. / bota

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në Komunën e Klinës është shënuar një rast i…