Sërish sot ua mësynë plazheve të Floridës dhe rrezikut

19 prill 2020 | 10:29

Prapë njerëzit dolën sot në plazhet e Floridës të Shteteve të Bashkuara, të cilat një kohë ishin të mbyllura shkaku i masave parandaluese kundër përhapjes së virusit “Korona”. Kjo liri e lëvizjes, me këtë afri dhe grumbull të njerëzve në plazh, thonë ekspertët e shëndetësisë së Floridës, do të rrezikojë shumë për përhapjen e virusit “Korona”.

“Nëse për arsye të ndryshme plazhet kthehen në hapësira për marrjen e virusit, ne mund t’i kthejmë masat e mëparshme dhe t’i mbyllim sërish plazhet”, ka thënë kryetari i zonës, Lenny Curry.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 2,2 milionë banorë në të gjithë botën janë konfirmuar…