14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

19 prill 2020 | 11:20

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 14 raste të reja me virusin “Korona”, nga të cilët një prej tyre është personel mjekësor në Shkodër.

Shtatë raste të reja janë në Krujë dhe 5 në Tiranë. Deri më tani janë konfirmuar me COVID-19, 562 persona.

Task Forca e Ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se janë 222 persona të infektuar aktivë.

10 % e të testuarve pozitiv me COVID-19

Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.  Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën.

314 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.

Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

26 persona kanë humbur jetën

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.

Harta e të prekurve

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive është si vijon:

 

– Tiranë            251 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnje          6 raste

– Elbasan          16 raste

– Fier                 36 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          96 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 raste

– Has                13 raste

– Krujë              18 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës            11 rast

-Mallakastër     1 raste

– Kurbin           7 raste

Apeli për qytetarët

Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.

Këto masa duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gazetare nga Kosova, e cila në vend të fjalës…